
Është mbyllur në barazim 1-1, supersfida e javës së 9-të në Serie A, mes Interit dhe Juventusit.
Ashtu siç edhe pritej, nuk mungoi spektakli në këtë përballje, me të dyja ekipet që u shfaqën kërkuese që në fillim të takimit. Ishin zikaltrit që gjetën rrugën e rrjetës të parët, teksa në minutën e 17-të, Dzeko përfiton nga një topi i kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Calhanoglu, dhe e dësron topin në rrjetë.
Pjesa e dytë, foli thuajse e gjitha për Juventusin, me bardhezinjtë që kërkonin me ngulm golin, ndërsa Interi ishte i tërhequr në mbrojtje.
Në minutën e 89-të, gjyqtari pasi shikon VAR-in, akordon penallti për Juventusin, pas një kontakti të Dumfries mes Alex Sandro. Pavarësisht protestave të shumta, penalltia mbetet dhe Dybala tregohet i saktë, duke mposhtur portierin Handanovic.
Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e 3-të me 18 pikë, 7 pikë më pak se kryesuesit e Napolit dhe Milanit, ndërsa Juventusi mban vendin e 6-të me 15 pikë.



