Zbulohen datat kur fillojnë kampionatet e futbollit në Shqipëri

Zbulohen datat kur fillojnë kampionatet e futbollit në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar datat se kur do të startojnë kampionatet në Shqipëri, për sezonin 2024-2025.

Superiorja është planifikuar të nisë të dielën e 18 gushtit, ndërsa kampionati do të mbyllet më 1 maj, për t’i lënë më pas vendin “Final Four”, që do të luhet në periudhën 9-17 maj të vitit 2025.

Kategoria e Parë do të fillojë më 24 gusht 2024 dhe të përfundojë më 19 prill 2025. Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 26 dhjetor 2024. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 25 shtator 2024 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 4 maj 2025.

Drupal Ad

 

 

 

Të gjitha datat për fillimin dhe përfundimin e kampionateve në Shqipëri:

Kampionati Kategoria Superiore të fillojë më datë 18.08.2024 dhe të mbarojë në datën 01.05.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit Kategoria Superiore të fillojë më datë 09.05.2025 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 26.12.2024;

Kupa e Shqiperisë të fillojë më datë 25.09.2024 dhe të mbarojë në datën 04.05.2025;

Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datë 24.08.2024 dhe të mbarojë në datën 19.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datë  21.09.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Tretë të fillojë më datë  20.10.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Vajzave të fillojë më datë 28.09.2024 dhe të mbarojë në datën 26.04.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit të vajzave të fillojë më datë 04.05.2025 dhe të mbarojë në datën 18.05.2025;

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 02.10.2024 dhe të mbarojë në datën 25.04.2025;

Kampionati U-19 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-18 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-17 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-16 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-15 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-14 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-13 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-16 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy