Ndoqën ndeshjen e Europianit, 80 tifozë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Ndoqën ndeshjen e Europianit, 80 tifozë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Finlandë kanë njoftuar se 80 tifozë të cilët ndoqën kombëtaren e tyre në stadium në Rusi, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 . Gjatë testeve të kryera pas rikthimit në vendlindje, është zbuluar se 80 tifozë të Finlandës janë infektuar ne Coronavirus.

Rreth 3 mijë tifozë, udhëtuan nga Finlanda drejt Rusisë, për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares së tyre me Belgjikën. Megjithatë gjatë kthimit ata i janë nënshtruar testeve të Covid-19, nga ku ëhstë zbuluar se 80 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Shqetësimi për këtë është i madh, pasi në Finlandë i shqetësohen një përhapje të madhe të virusit.

Gjithashtu bëhet e ditur, se 800 tifozë i lejuan të futen në Finlandë pa bërë testet për shkak të mungesës së mjeteve. Në këtë situatë, autoritetet e vendit nordik, i kanë bërë kërkesë tifozëve të shmangin kontaktet dhe për 72 orë të bëjnë përsëri testin PCR.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy