Sfida mes Torinos dhe Interit prodhoi polemika, për ndërhyrjen e mbrojtësit Ranocchia ndaj sulmuesit Belotti.
Përsëritja tregoi qartë se futbollisti nuk preki topin, por goditi kundërshtarin në këmbë dhe sipas moviolistëve duhej akorduar penallti për Torinon që deri në atë moment ishte në avantazh 1-0 dhe mund të shënonte edhe të dytin.
Arbitri kryesor Marco Guida, e konsideroi të rregullt ndërhyrjen, ndërsa edhe pas komunikimit me VAR, aty ku ndodhej Davide Massa, përsëri nuk u akordua penallti duke shkaktuar polemika të shumta.
Për këtë arsye, Federata Italiane e Futbollit, ka vendosur të dënojë dy arbitrat, Guida dhe Massa me 3 javë pezullim.
SURREALE. #TorinoInter #Belottipic.twitter.com/rQp5Dnq6Mx
— Gualtiero Lasala (@LasalaGualtiero) March 13, 2022



