‘Tirana’ në Supërligë/ Hajdini: Probleme në repartin e mbrojtjes, reparti i avancuar në lartësinë e duhur (VIDEO)

‘Tirana’ në Supërligë/ Hajdini: Probleme në repartin e mbrojtjes, reparti i avancuar në lartësinë e duhur (VIDEO)

Gazetari i sportit në MCN, Edi Hajdini, në analizën e tij për ndeshjet deri në javën e tretë në Superligë, u ndal te fitorja e KF “Tirana” kundër “Skënderbeut”.

Hajdini në MCN live, veçoi problemet dhe përparësitë që ka Tirana në këto ndeshje dhe objektivin që ka ekipi drejt fitores për të dal kampion.

Dihet se Tirana e ka objektiv për të dal kampione, e ka në ADN e vet si klub, historikisht në pjesën e objektivave te fillimit. Mendoj se me paraqitjet e deritanishme ka pasur probleme dhe problemet më të mëdha unë i shikoj në repartin e mbrojtjes. Pavarësisht merkatos, ka futbollistë që megjithëse u shpenzuan lekë, nuk po bindin dhe tregoi që pesë golat e shënuar në tre javë kampionat me pese skuadrat që është ndeshur, janë shumë dhe janë sinjal jo pozitiv për trajnerin Shehi, të paktën për repartin e mbrojtjes.

Pjesa tjetër pastaj, sigurisht që është penalizuar nga dëmtimet, mos harrojmë që edhe portieri Selmani është i dëmtuar edhe në mbrojtje pati probleme, u ndie mungesa e Najdovksit, është një futbollist shumë i rëndësishëm për skemat e Tiranës, dhe mungon futbollisti, ajo që ka kërkuar Shehi që në fillim dublimi i pozicioneve të Tiranës, unë ende shoh problematikë.

Reparti i avancuar është në lartësinë e duhur, sepse kanë shënuar 8 gola dhe janë numra që të japin të drejtë, janë katërshja Asani-Abazaj-Latifi-Kajna, tregon që Tirana në repartin e avancuar nuk ka probleme, ka një sulm të frikshëm ndërsa te mbrojtja unë ende shikoj probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy