
Sezoni i shkëlqyer i Mauro Icardit tek Galatasaray , skuadër në të cilën ka rikuperuar versionin më të mirë të tij , sigurisht i ka vënë në lëvizje drejtuesit e turqëve për të siguruar qëndrimin e argjentinasit tek kampionët në fuqi të kësaj lige. Së fundmi Milani dhe Napoli tentuan për ta rikthyer në Serinë A por ndërmjet Paris St Germain dhe Galatasaray-t është arritur marrëveshja për golashënuesin , i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në cilësinë e të huazuarit. 23 gola dhe 8 asiste në 26 sfida konsiderohet një statistikë befasuese, sidomos nëse merret parasysh eksperienca e vështirë në të kaluarën në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe për sulmuesin nga Rosario , ‘’ Les Pariziens ‘’ pritet të arkëtojnë rreth 10 milionë euro, i cili sipas informacioneve të fundit do të jetë pjesë Galatasaray-t deri në 2026-tën . Besimi i dhënë nga traineri Okan Buruk është shpërblyer nga Mauro Icardi, tek një skuadër e cila do të tentojë të përsërisë suksesin në sezonin vijues.



