Rrahmani: Ndeshja me Rumaninë vendos shumë, nuk kemi frikë

Rrahmani: Ndeshja me Rumaninë vendos shumë, nuk kemi frikë

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës ndaj Rumanisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Rrahmani deklaroi se është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet fituar, pasi kjo përballje do të vendosë shumë për të ardhmen. Gjithashtu ai tha se skuadra nuk ka frikë, por do të kërkojnë një rezultat pozitiv. “Sigurisht që do të bëjmë më të mirën për të fituar. Është një ndeshje me një kundërshtar të drejtpërdrejtë dhe duhet t’i bëjmë pyetje vetes së çfarë duam. Është një ndeshje që do të vendosë shumë. Me një fitore të mundshme, Rumania do të shkëputej, kështu që nuk duhet ta lejojmë. Shpresoj që me mbështetjen e tifozëve t’ia dalim. Nëse mposhtemi, jemi 99% jashtë. Nuk kemi frikë, sepse kemi luajtur me skuadra dhe futbollistë edhe më të fortë. Frika e vetme është a jemi ne futbollistët e duhur dhe në momentin tonë për të fituar.”, deklaroi Rrahmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy