
Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Dinamos. Tekniku shkodran u shpreh se skuadra nuk duhet të jetë e përgjumur, ndërsa shtoi se lojtarët duhet të sillen si profesionistë.
Plori deklaroi se situata e Dinamos, duhet të merret si mesazh për lojtarët e Vllaznisë dhe t’i bëjë ata më të fortë në këtë fund të kampionatit.
Dinamo ka një skuadër që në fillim të sezonit e ka nisur me objektiva komplet ndryshe, tani ka situatë kritike. Ne kjo duhet të na bëjë të fortë edhe të përqendruar. Ne jemi në një situatë delikate, nuk kemi siguruar asgjë dhe lojtarët duhet të jenë dhe të sillen si profesionistë në fushën e lojës.
Të them të drejtën, s’jam marrë asnjëherë me skuadrat kundërshtare. Kemi punë me ekipin tonë. Ndeshjen Kukësi-Partizani e ndoqa, ishte e luftuar. Janë ekipe që duan Evropën, ne duhet të kemi mendjen vetëm te Dinamo.
Ka ndeshje sërish, çdo sfidë edhe për shkak të fundit të sezonit do jetë e luftuar. Duke parë renditjen, skuadra duhet të mobilizohet. Ndeshje si kjo të vendosin në siklet pasi lojtarët duhet të mobilizohen. Kemi bërë një analizë që mos na ndodhë ajo që ishin në pjesën e parë me Skënderbeun. Ka entuziazëm pas çdo fitoreje. Them se jemi pozitivë në ekip, ta bëjmë edhe në fushën e lojës.
Kemi probleme vetëm me Latifin. Them se nuk mund të jetë i gatshëm. U dëmtua me Skënderbeun. Latifi është mungesë e rëndësishme. Kur nuk është ai, diçka i mungon skuadrës.
Duke pasur pak javë, nuk na falet asnjë gabim. Dua që lojtarët ta dëgjojnë këtë intervistë, ta dinë se çfarë interesi ka kjo sfidë. Po e përsëris disa herë. Lojtarët të sillen si profesionistë.
Shpresojmë të kalojmë Dinamon dhe më pas do jemi optimistë. Në javët e fundit, një mungesë e madhe ka qenë publiku. Nëse e kemi në krah, ndryshon sjellja e lojtarëve në fushë



