Ylli i Barcelonës, Lionel Messi kërcënon Real Madridin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi kërcënon Real Madridin

Lionel Messi u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftoj për të gjithë trofetë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për herë të parë për sezonin e ri.

Argjentinasi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë japoneze, Rakuten, u ka bërë me dije rivalëve se Barcelona në sezonin e ri do të luftoj për të gjithë trofetë.

"Sa herë që ne fillojmë sezonin synimet e klubit janë të qarta.

Ne do të mundohemi të fitojmë çdo trofe, dhe shpresojmë që këtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar argjentinasi, i cili vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021.

Ylli i Argjentinës  ka folur edhe për trajnerin e ri, Ernesto Valverde, i cili zuri vendin e të larguarit, Luis Enriques.

“Ne duhet filluar nga e para përsëri.

Me një trajner të ri të cilin nuk e dimë se si punon, por ne e dimë se është një trajner i madh për atë që ai bëri në klubet ku ishte.

Ai ishte shumë i mirë në Valencia dhe Athletic”, ka theksuar Messi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy