Manchester United, i vendos çmimin Marcus Rashford

Manchester United, i vendos çmimin Marcus Rashford

Pavarësisht se Michael Carrick nuk ka vendosur ende në lidhje me Marcus Rashford presidenca e Manchester United ka hedhur hapa përpara referuar të ardhmes.

Sipas Nicolo Schiras do të synohen rreth 42 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin, kontrata e të cilit me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ merr fund në qershorin e 2028-tës. 

Presidentët Joel dhe Avram Glazer e konsiderojnë një shifër të justifikuar nga paraqitjet e anglezit i cili sezonin e shkuar luajti në formën e huazimit tek Barcelona. 

Kontributi me 8 gola në 32 sfida, deçiziv në shumicën e tyre u përkufizua si një hap pozitiv nga Marcus Rashford, një lojtar me cilësi të padiskutueshme. 

Shifra e kërkuar nga 20 herë kampionët e Premier Leagues përbën një lloj sfide për xhepat e Joan Laportas i cili gjithsesi besohet se do të bëjë përpjekjet maksimale për ta siguruar qëndrimin e Marcus Rashford për më gjatë në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Mbetet për tu parë dhe duhet shtuar se për britanikun të tjerë ekipe mund luftojnë gjatë kësaj merkatoje verore, shumë e rëndësishme për secilin lojtar dhe klub.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy