Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë të koronavirusit të zhvilluar sot. Kështu ish-futbollisti pasi mungoi në pankinë në fitoren e një dite më parë kundër Kosovës nuk do të jetë as me Anglinë, që është sfida e fundit për eliminatoret e Euro 2021 për 21-vjeçarët.
Shqipëria me datë 18 nëntor, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar më herët, do të ketë mundësinë të luajë pak shanse për kualifikim. Kjo pasi në tre ndeshjet e fundit kuqezinjtë e vegjël kanë marrë vetëm fitore.
Kështu që kundër Anglisë të kualifikuar do të duhet të merret me patjetër një fitore, ndërsa Asutria e vendit të dytë duhet të barazojë me Andorën. Ekzsiton edhe një ndërthurje tjetër e rezultatin që mund të çojë në shkrimin e historisë për 21-vjeçarët.
Shqipëria do të kalonte më tej në rast barazimi vetëm nëqoftëse Andora bën surprizën e madhe duke mposhtur Andorën.



