Kualifikimi në Kupë, Ancelotti: Nuk mund të luhet në atë fushë, ky nuk është futboll

Kualifikimi në Kupë, Ancelotti: Nuk mund të luhet në atë fushë, ky nuk është futboll

Real Madrid u kualifikua në fazën e 1/16-ve, në Kupën e Mbretit, teksa mposhti minimalisht në transfertë ndaj skuadrës së Cacereno, e cila militon në kategorie e ulëta në Spanjë.

Pavarësisht fitores, pas ndeshjes, Carlo Ancelotti, kishte ankesa të mëdha për fushën e lojës, ndërsa shtoi se aty nuk mund të luhej futboll.

Nuk mund të luhet në këtë fushë. Sipas meje ky nuk është futboll, është sport tjetër. Formula është e bukur pasi skuadrat e vogla mund të konkurrojnë me të mëdhatë. Është e bukur edhe për tifozët. Por edhe vetë tifozët duan të shohin ndeshje të bukura futbolli.

A e rrezikuam kualifikimin? Jo, në asnjë moment. Ishte ndeshje e luftuar dhe e barabartë, por cilësitë më të mira që kemi nuk u panë në një terren ku nuk mund të luhet me topin në tokë. Më pëlqeu gjithçka nga minuta e parë e deri në të fundit, e dinim që duhej të vuanim, por nuk rrezikuam asgjë mbrapa dhe kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa pësuar gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy