
Col Palmer ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit për Chelsea-n.
Sulmuesi realizoi 25 gola në 45 ndeshje të zhvilluara, ndërsa dhuroi edhe 15 asiste. Këto paraqitjet kanë lënë shije të mirë te drejtuesit, që kanë vendosur të “blindojnë” lojtarin.
Sipas asaj që raporton “The Athletic”, sulmuesit i është ofruar kontrata e re dhe do të firmosë deri në vitin 2033. Palmer do të përfitojë gjithashtu edhe rritje të pagës, ndërsa projekti i ri i ekipit do të nisë pikërisht nga ai.



