
Mosarritja e akordit të rinovimit me Barcelonën , e ka vënë seriozisht në mëdyshje qëndrimin e Ousmane Dembeles në ‘’ Camp Nou ‘’.
Nga kjo situatë mund të përfitojë Chelsea dhe Paris St Germain , të gatshme për të paguar klauzolën për prishjen e kontratës me ‘’ Los Cules ‘’ e cila arrin 50 milionë eurot.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ e dinë mjaft mirë se mbërritja e lojtarëve cilësorë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ konsiderohet rruga e duhur për arritjen e objektivave .
Gjithsesi ky operacion në plan të parë shikohet si shumë i vështirë pasi francezi është shumë i rëndësishëm për Xavi Hernandezin dhe ish mesfushori i ka kërkuar drejtuesve rinovimin me talentin nga Vermon .
Zgjatja e kontratës sigurisht do të shoqërohej me një përmirësim rroge për ishi-n e Borussia Dortmundit dhe katalanasit duhet të bëjnë një sakrificë pasi largimi i mundshëm do të rezultonte një humbje shumë e madhe për spanjollët.



