
Me futjen në luftë për mesfushorin Mikel Oyarzabal Manchester City i ka krijuar shumë shqetësime Real Sociedadit . ‘’ Txuriurdinët ‘’ janë shumë koshientë se çdo të thotë interesi i ‘’ The Citiziens ‘’ për lojtarë të rëndësishëm të tyre dhe tashmë duhet të përgatiten për çdo gjë në merkato . 24 vjeçari ka arritur klasifikimin si një ndër më të mirët e Primera Division me një skuadër që gjithmonë e ka treguar veten se është një kundërshtar për tu respektuar .
Largimet e mundshme të Raheem Sterling dhe Bernardo Silvas theksojnë një lloj humbje për bardhekalterit por Pep Guardiola është treguar shumë i kujdesshëm duke konsideruar se gjithçka mund të ndodhë dhe kërkon të jetë i përgatitur.
Në të kaluarën bardheblutë u vunë përpara një situate të vështirë në lidhje me Mikel Oyarzabal sepse Real Madridi tentoi t’ia rrëmbente por ‘’ Galaktikët ‘’ pasi u informuan për kërkesat ekonomike të Real Sociedadit vendosën të dorëhiqeshin. Duke ditur se në çdo rast mund ta humbin sipas As spanjollët kanë caktuar klauzolën e prishjes së kontratës që arrin 75 milionë eurot , e cila e shëndërron në lojtarin më të shtrenjtë tek të besuarit e Imanol Alguacil.
Kjo shifër mund të përfitohet shumë lehtë me shitjet e Raheem Sterling dhe Bernardo Silvas dhe për interesin e Pep Guardiolas jo vetëm Mikel Oyarzabal por çdo lojtar do të ndihej i lumtur sepse e di se çdo të thotë të mbrosh ngjyrat e City-t . Pavarësisht rendimentit , mesfushori nga Eibar ka treguar efikasitetin përpara portës me 13 gola në 43 ndeshje . Një lojtar cilësor si spanjolli nuk mund ti shpëtojë Manchester City-t që ka mbetur i zhgënjyer për finalen e humbur në Champions League kundër Chelseat të cilën e ëndërronin prej shumë vitesh .
Mbështetja e fuqishme e presidencës krijon shumë avantazhe për një skuadër që është ndërtuar me qëllimin e vetëm për të arritur suksesin në çdo kompeticion .



