Italia do të përfaqësohet me katër ekipe në Champions League

Italia do të përfaqësohet me katër ekipe në Champions League

Më në fund UEFA dha një lajmë të mirë për të gjitha ekipet e Serie A. Duke filluar nga sezoni 2018/19, Italia do të përfaqësohet me katër ekipe në Champions League

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e mbajtur sot në Nyon të Zvicrës, ka vendosur që katër ligat më të forta të Evropës të përfaqësohen gjithmonë me nga katër ekipe në kompeticionin më të rëndësishëm Evropian.

Duke filluar nga sezoni 2018/19 Serie A, Premierliga, La Liga dhe Bundesliga, do të përfaqësohen me nga katër ekipe.

Skuadrat e Serie A nuk kanë mundur të luajnë të 4 në Champions, pasi nuk kishin arritur pikët e duhura dhe kjo ishte një penalizim për ekipet e Milan, Inter, Roma, Napoli etj për shkak të numrit të limituar të skuadrave.   

Interi është skuadra e fundit nga Serie A që ka triumfuar në këtë kompeticion, duke mundur 2:0 Bayern Munichun në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy