Newcastle  ëndërron Gareth Bale

Newcastle ëndërron Gareth Bale

 Kohët kanë ndryshuar për Newcastle , ekip që ka arritur të thyejë akullin në Premier League me tre fitore rradhazi dhe vijon rrugën drejt rimëkëmbjes totale.

Merkatoja e janarit rezultoi efektive për bardhezinjtë të cilët tashmë janë hedhur në sulm për të bindur ekstremin Gareth Bale që ti bashkohet ‘’ St James Parkut ‘’. Uellsiani është përpara një mundesie unike sepse ‘’ Las Urracas ‘’ janë projektuar për të dominuar në të ardhmen  pavarësisht se është një skuadër e dorës së dytë . 

Afrimi me fundin e kontratës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është një element që do të tentohet të shfrytëzohet nga Newcastle United për arsye se 32 vjeçari ka mbi shpinë një eksperiencë të madhe të kanalizuar në trofe të rëndësishëm me Real Madridin dhe kjo mundësi mund të konceptohet edhe një fund i lumtur karriere .  

Sipas tabloidit  ‘ The Sun ‘ , sheiku Bin Salman po mendon ti ofrojë një kontratë të parefuzueshme sulmuesit nga Kardifi e cila do ta shëndërronte në një të privilegjuar në 11-shen e Eddie Howe, trainer që po jep rezultate në stolin e Newcastle United .  

Në të kaluarën Premier League rezultoi një destinacion produktiv për ishi-n e Tottenhamit i cili impresionoi tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ e më pas vendosi për Real Madridin , aty ku fitoi shumë trofe .

Të qënit ekipi më i fuqishëm i planetit i shërben si impuls lojtarëve me emër sepse  mund të sigurojnë një shumë të madhe parash për kohën e mbetur në futboll dhe interesi i Newcastle mund të konsiderohet si oferta me e mirë për  Gareth Bale.  

8 sezone në Madrid e kanë pasuruar karrierën e sulmuesit që do të jetë përpara një vendimarrje të rëndësishme për të ardhmen , ndoshta tek një skuadër që synon të bëhet shumë shpejt pjesë e elitës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy