
Zërat për një largim të mundshëm të Dusan Vlahovic nga Juventusi në merkaton vijuese kanë fituar ndjeshëm terren në kohët e fundit. Sipas ‘ Defensa Central ‘ drejtuesit e torinezëve ia kanë ofruar serbin Real Madridit, skuadër të cilës do ti duhet të investojë 10 milionë euro, përfshirë dhe rrogën e plotë të golashënuesit e cila i arrin 9 milionë eurot në sezon. Huazimi i 23 vjeçarit do të konsiderohej një lëvizje e bujshme në merkato për ‘’ Galaktikët ‘’, shtuar edhe faktin se është një dëshirë e vjetër e presidentit Florentino Perez. Sigurisht emri i tij është përfolur në disa raste gjatë merkatove por iniciativa e drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e ka përforcuar këtë fakt tashmë. Real Madridi po zhvillon një sezon shumë të mirë si në La Liga ashtu edhe në Champions League por me Dusan Vlahovic në ofensivë, Carlo Ancelotti do të ketë një armë më shumë gjatë sfidave.



