
Skuadra zvicerane e Basel, aty ku aktivizohet mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, ka shkarkuar trajnerin.
Patrick Rahmen nuk do të jetë më në drejtimin e Basel nga dita e sotme. Pavarësisht fitores 3-0 në fundjavë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin zviceran.
52-vjeçari helvet mori drejtimin e Baselit më 1 korrik të vitit të kaluar, duke i drejtuar 20 herë kampionët e Zvicrës në 37 ndeshje.
“Ky vendim vjen për shkak të zhvillimit të pakënaqshëm të përgjithshëm sportiv të ekipit të parë dhe mungesës së një perspektive të qartë në këtë drejtim”, lexohet në komunikatën e Baselit.



