Transmetohet në MCN TV/ Tetova: Egnatia ka 50% shanse për kualifikim, do luajmë si në kampionat

Transmetohet në MCN TV/ Tetova: Egnatia ka 50% shanse për kualifikim, do luajmë si në kampionat

Egnatia do të sfidojë armenët e Ararat në transfertë, në sfidën e vlefshme për turin e parë në Conference League. Edhe kjo përballje, do të vijë për të gjithë sportdashësit shqiptarë, live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV. Në prag të kësaj ndeshje, për mediat, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i cili deklaroi se të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta për kualifikim. “Shanset për kualifikim në këtë përballje janë 50 me 50. Ndeshjen ndaj Ararat e kemi përgatitur shumë mirë. Në kampionatin shqiptar jemi përfaqësuar denjësisht dhe nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime edhe në ndeshjet që do të luajmë në Europë. Skuadra do të bëjë lojën e saj si në kampionat, pastaj të tjerat do i tregojë fusha.”, u shpreh Tetova. Ndeshja mes Egnatias dhe Ararat, do të luhet të enjten, duke filluar nga ora 17:00 dhe vjen live e ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy