Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Dani Carvajal

Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Dani Carvajal

  Dihet tashmë se Dani Carvajalit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur dhe për Real Madridin do të jetë nayrisht një humbje e madhe.

Për këtë arsye ka filluar puna për të gjetur një tjetër element i cili mund të rezultojë efektiv në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Traineri i ‘’ Galaktikëve ‘’ Carlo Ancelotti vijon të preferojë Trent Alexander- Arnold, i padiskutueshëm në 11-shen e hollandezit Arne Slot.

Mungesa e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e kontratës me Liverpoolin e ve dukshëm në dyshim qëndrimin në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe kryeqytetasit s’duan ta humbasin këtë mundësi.

Gjatë një interviste për ‘’ The Athletic ‘, 25 vjeçari është shprehur kështu për të ardhmen:

“ Dua të fitoj tituj me një ekip elite. Nëse e ke këtë mentalitet, gjërat bëhen edhe më të lehta në vijimësi. Dëshiroj ta përfundoj sezonin me Liverpoolin dhe më pas të analizoj ofertat “, theksoi Trent Alexander-Arnold.

Real Madridi në çdo merkato është një ndër protagonistët kryesorë në kontinentin e vjetër dhe faktikisht shumë lojtarë preferojnë që një ditë të transferohen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Mënyra e lojës së britanikut përputhet me atë të ‘’ Los Merengues ‘’, i cili shquhet edhe për inkursionet e shpeshta drejt ofensivës dhe për më tepër është shumë efektiv në të dyja repartet.

Sezoni aktual do të jetë shumë përcaktues për Trent Alexander- Arnold, i cili pretendohet nga një ndër klubet më të suksesshëm të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy