Strategjia e Interit me Skriniar

Strategjia e Interit me Skriniar

   Prej shumë kohësh tashmë Interi po lufton për të siguruar qëndrimin e Milan Skriniar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Në çdo sezon duket se historia vijon të përsëritet sepse nga një anë zikaltërit po  mundohen t’ia vënë pikën ndërsa nga tjetra shumë ekipe qëndrojnë pas dere për të përfituar shërbimet e sllovakut, ndër të cilët spikat Manchester City , Paris St Germain dhe Real Madridi.

 ‘’ Les Pariziens ‘’ sulmuan me çdo mjet për ti bindur italianët por drejtori sportiv Beppe Marotta po e shqyrton me detaje çështjen e rinovimit sepse qëndërmbrojtësi është një ndër më të mirët e Simone Inzaghit dhe Interi kurrsesi s’mund ta humbasë ishi-n e Sampdorias.

Sipas  ‘ Calciomercatos ‘ është menduar rritja e rrogës nga 3 deri në 6 milionë euro për ta bindur yllin e prapavijës të vijojë rrugëtimin me  ish kampionët e Scudettos, për të cilët mbetet i domosdoshëm në këtë pozicion.

Marrja sa më shpejt e një vendimi sigurisht kalon në favor të Interit për të mos e stërzgjatur këtë histori pasi në të ardhmen rrjedha  mund të ndryshoje për arsye se flitet për tre ekipe shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik por edhe në atë sportiv të cilet sigurojnë pa dyshim trofe të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy