
Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë, në “Puskas Arena” në Budapest. I vetmi rast i rrezikshëm i pjesës së parë, ishte ai i Myrto Uzunit në minutën e 43-të, i cili i vetëm me portierin, dështoi të shënonte, ndonëse më pas u akordua pozicion jashtë loje.
Në minutën e 27-të, Shqipëria humbi një nga lojtarët më të rëndësishëm. Berat Gjimshiti, pas një përplasje me portierin Etrit Berisha, shfaqi probleme në krahun e tij të majtë.
Pas ndërhyrjes së mjekëve, u vendos që lojtari nuk ishte në gjendje për të vazhduar më tej ndeshjen dhe u zëvendësua nga Frederik Veseli.



