Formula 1, Vettel "fluturon" me makinën Ferrari në Barcelonë

Formula 1, Vettel "fluturon" me makinën Ferrari në Barcelonë

Sezoni i ardhshëm duket se do jetë i duhuri për Ferrarin, me kokëkuqen që të paktën në fazën përgatitore po bën mjaft mirë. 

Kjo e sotmja ishte një ditë shumë pozitiv në skuadrën italiane në Barcelonë në testet përgatitore për sezonin e ri në Formula 1.

Në këto teste piloti gjerman i Ferrarit Sebastian Vettel fluturoi me makinën SF71-H duke plotësuar 168 xhiro, më shumë se çdo kush tjetër, dhe përfundoi me kohën më të mirë të 1 minutë e 20 sekonda.

Pas gjermanit, u rënditën Valtteri Bottas me një kohë prej 1'20 "596 të regjistruar në mëngjes me Mercedesin, por piloti finlandez nuk ishte në gjendje të përmirësohej përkundër 86 xhirove. 

Podi u plotësua nga Max Verstappen i cili shënoi 1'20 "649 në 127 xhiro me Red Bull. Pastaj vjen Lewis Hamilton me Mercedesin tjetër, i cili duhet të kënaqet me vendin e katërt duke shënuar kohën (1'20''808).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy