
Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Vorës.
Dede u shfaq i lumtur për fitoren, ndërsa deklaroi se grupi i lojtarëve meriton më shumë.
Javë për javë ne diskutojmë dhe më është bërë kritika e pësimit të golave. Nuk mund të ulësh vigjilencën, u mundova të përdornim gjithë lojtarët që kemi.
Ky grup meriton komplimente. Shumë nuk ka qenë të projektuar titullar dhe meritojnë komplimente. Po ngul këmbë. Grupi meriton shumë. Jam krenar, siç jam dhe për këtë qytet dhe klub. Kemi pas pak situata të vështira po tregohet. Çdo gjë ka folur në një gjuhë.
Mbi klubin nuk del dot askush. Askush nga ne nuk përfaqëson veten, por qytetin. Kemi dhe 2 ndeshje dhe asgjë nuk ka mbaruar për objektivin final.



