Fakiç rikthehet në Korçë: Momente që do i mbaj mend sa të jem gjallë, ta dërgojmë Dinamon atje ku e meriton

Fakiç rikthehet në Korçë: Momente që do i mbaj mend sa të jem gjallë, ta dërgojmë Dinamon atje ku e meriton

Haris Fakiç shkroi historinë me Skënderbeun, duke qenë pjesë e korçarëve, në periudhën e artë të tyre në futbollin shqiptar dhe atë europian.

Për mikrofonin e MCN TV, Fakiç, i cili tashmë është pjesë e Dinamo City, pranoi se ka emocione të mëdha, për të cilat tha se nuk i harron sa të jetë gjallë.

Për Dinamon, Fakiç deklaroi se do punohet, që ta dërgojnë skuadrën atje ku e meriton.

Është një ndeshje e veçantë për mua. Kam ardhur në një stadium ku kam kaluar 4-5 vite të mrekullueshme, që do i mbaj mend sa të jem gjallë. Sa u futa në stadium, pashë foton time dhe u emocionova.

Loja e futbollit është diçka tjetër. Emocionet i kam, sepse kam kaluar kohë në Korçë dhe te Skënderbeu. Në fushë situata është ndryshe. Kemi ardhur me qëllim dhe jemi gati për këtë ndeshje.

Ato që suksese të Skënderbeut janë të mëdha. Nuk është e lehtë që çdo ekip të arrijë ato suksese. Qëllimet tona janë që ta ngrejmë Dinamon atje ku e ka vendin. Besoj se është një proces, që do edhe vite. Suksesi i Dinamos do jetë edhe i imi dhe e kam në ambicie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy