
E ardhmja e Dusan Vlahovic duket sikur është vendosur tashmë . Situata aktuale e Fiorentinës e ka bërë për të kuptuar serbin se duhet të vijojë rrugën me ‘’ Vjollcët ‘’ të paktën deri në fundin e sezonit me objektivin e pjesëmarrjes në Europë .
Vincenzo Italiano ka gjeneruar një ndryshim domethënës për skuadrën nga Firence dhe qëndrimi i peshave të rënda konsiderohet mëse llogjik sepse rruga e deritanishme të bën të shpresosh .
21 vjeçari është i domosdoshëm për ofensivën dhe sipas ‘ As ‘ do të vijojë punën me italianët deri në 30 qershorin e ardhshëm sepse me prezencën e tij në sulm gjithçka mund të arrihet nga Fiorentina.
Por për të qenë realistë e ardhmja e golashënuesit lidhet me largimin nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ sepse pas dere janë pretendentë shumë të fuqishëm si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin sportiv dhe në plan të parë ky fakt konceptohet një progres total për ishi-n e Partizan Beogradit .
Falë kontributit të çmuar të tij , pas shumë vitesh Fiorentines i lind e drejta të buzëqeshë përsëri sepse të qënit pjesë e Europës mbetet prioriteti i lojtarëve të elitës .
Duartrokitjet në këtë rast shkojnë për Dusan Vlahovic në shenjë besnikërie ndaj skuadrës që besoi në aftësitë e tij pavarësisht se prapa dere janë duke fërkuar duart skuadra si Juventus , Manchester United , Real Madrid , Atletico Madrid dhe Bayern Munchen .
Komoditeti në skemat e Vincenzo Italianos është një armë më shumë e Fiorentinës për të siguruar edhe për shumë kohë qëndrimin e bomberit serb i cili ka thyer çdo parashikim me 17 gola në 18 ndeshjet e deritanishme duke i imponuar në njëfarë mënyre presidencës ndërmarrjen e çdo nisme në lidhje me qëndrimin tek italianët .



