Gjoka: Shumë e vështirë që një trajner shqiptar të fitojë jashtë vendit
Këtë fundjavë Shkëndija e Tetovës u shpall kampionë në Maqedoninë e Veriut, një skuadër e cila e cila drejtohet nga Ernest Gjoka, trajner i dalë nga Superliga shqiptare. I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV ai u shpreh se është shumë e vështirë që një trajner shqiptar të fitojë jashtë vendit.
‘Të fitosh një titull është shumë e vështirë, aq më shumë kur nuk ndodh në vendin tënd. Mendoj se ka qenë shumë e vështirë edhe për shkakun se kjo Shkëndijë ka 6-7 muaj që është formuar.
Unë mendoj se ka ndryshim me kohën kur unë u shpalla kampion me Kukësin. Shkëndija është një skuadër që sulmohet shumë, pasi nuk luhet vetëm për futboll dhe lufta është shumë e vështirë. Janë faktorë politikë pasi jemi skuadër shqiptare. Do shumë mund për të shkuar përpara edhe pse në këto 7 vite është strukturuar shumë mirë. Është e financuar mirë,’-u shpreh Gjoka.
Më tej trajneri foli për kampionatin shqiptar: ‘Nuk mund të flas për titullin në Shqipëri, por mendoj se ajo skuadër që do ta mbajë presionin e garës do dalë kampion. Aktualisht nuk shoh asnjë nga pesë skuadrat që të ketë diferencë me të tjerat.’
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.