
Mbrojtësi Lukman Hussein është afrimi i radhës te kampionët e Tiranës. Klubi bardheblu, ka zyrtarizuar ditën e sotme, firmën me ish-lojtarin e Kastriotit.
25-vjeçari nigerian, ishte pjesë e krutanëve në pesë sezonet e fundit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën te Tirana. Pozicioni i Hussein është mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtës apo edhe si shkatërrues në mesfushë.
Hussein ka firmosur për dy sezone dhe bëhet afrimi i pestë te Tirana, pas Florent Hasanit, Albano Aleksit, Ardit Hilës dhe Besir Isenit.



