Bonuçi ishte shumë pranë Cityt, por…

Bonuçi ishte shumë pranë Cityt, por…

Këtë verë, Mançesteri i futbollit kishte planifikuar të bënte goxha Pazar te Juventusi. Megjithatë, në fund vetëm Junajtidi ia doli të rrëmbente Pol Pogbanë.
Në krahun tjetër, Siti nuk mundi të merrte Leonardo Bonuçin, emri i parë në listën e përforcimeve. Vetë lojtari ishte pro kalimit nën urdhrat e Pep Guardiolës, por drejtuesit e Juventusit nuk lejuan largimin e 29-vjeçarit.

Prapaskenën e ka zbuluar administratori i deleguar i Mançester Sitit, Ferran Soriano, në një prononcim për “Radio Catalunya”-n: “Janë plot lojtarë që duan të vijnë te ne, që duan të stërviten nga pep Guardiola. Mes tyre ishte Bonuçi, i cili na telefonoi dhe na tha se donte të transferohej te Mançester Siti. Bisedova me Fabio Paratiçin, drejtorin sportiv të Juventusit, por përgjigjja e tij ishte plotësisht negative. Nuk donin ta shisnin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy