Sfida e kthimit ndaj Besiktas, Shehi: Synojmë përmbysjen e rezultatit

Sfida e kthimit ndaj Besiktas, Shehi: Synojmë përmbysjen e rezultatit

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së kthimit ndaj Besiktas. Shehi deklaroi se janë koshientë për forcën e kundërshtarit përballë, por shtoi se ekipi i tij synon përmbysjen e rezultatit. “Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lame në ndeshjen e parë Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode. Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë. Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të largojnë nga objektivi.”, deklaroi Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy