Kritikat nga tifozët, Lazio mbron Elseid Hysajn

Kritikat nga tifozët, Lazio mbron Elseid Hysajn

Prezantimi i Elseid Hysajt para skuadrës së Lazios, la pakënaqësi të mëdha të tifozëve. Shkak për këtë u bë kënga që zgjodhi të këndojë shqiptari. Mbrojtësi u prezantua me këngën “Bella Ciao”, teksti i së cilës i kushtohet lëvizjes partizane.

Tifozët lacialë, të cilët kanë kryesisht pikëpamje fashiste, i dolën kundër lojtarit, duke shfaqur pakënaqësi ndaj tij.

Kjo ka vënë në lëvizje edhe Lazion, që në një reagim të bërë, i ka dalë në mbrojtje Hysajt, duke thënë se është detyra e klubit që të mbrojë lojtarët.

“Është detyra e klubit të mbrojë lojtarët dhe t’i lirojë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik, që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor. Grumbullimi i ekipit duhet të vazhdojë me angazhim maksimal sportiv dhe në atmosferën e qetë, ashtu siç ka vazhduar deri më tani”, thuhet në komunikatën e Lazios.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy