
Sandro Tonali nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë, për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Anglisë dhe Hungarisë.
Mesfushori ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të kombëtares italiane.
Dëmtimi i futbollistit, është konfirmuar edhe nga trajneri Mancini, teksa ka ngjallur panik edhe te Milani.
Tonali është një titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë dhe një dëmtim i tij, do i hapte telashe të mëdha trajnerit Pioli.



