Atletico Madridi interes për Sergino Dest

Atletico Madridi interes për Sergino Dest

Ashtu siç është bërë me dije edhe më përpara, Sergino Dest është një ndër lojtarët me shitjen e të cilit Barcelona do të tentojë të përforcojë arkat gjatë kësaj merkatoje. Amerikani u aktivizua për një sezon tek Milani në cilësinë e të huazuarit dhe Atletico Madridi i Cholo Simeones ka hyrë në garë për të përfituar shërbimet e tij . Mendohet se ky akord mund të finalizohet për shifrën e 10-15 milionë eurove por ekziston edhe mundësia e huazimit tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’. Eksperienca e 22 vjeçarit tek ‘’ Los Cules ‘’ nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivi i drejtuesve të spanjollëve është transferimi i Joao Cancelos në ‘’ Camp Nou ‘’ , i cili nëse do të veshë bluzën kuq e blu, automatikisht do t’ia krijonte mundësinë Sergino Dest për të zgjedhur destinacionin e ri . Edhe pse është ende herët , tek madrilenët ka filluar të punohet me intensitet për tu rikthyer tek titujt në sezonin vijues , ekip tejet cilësor, rival shumë i vështirë për ekipet e elitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy