
Edhe pse Joshua Kimmich mbetet favorit për të përforcuar mesfushën, drejtuesit e Barcelonën vijojnë të jenë maksimalisht të fokusuar tek merkatoja e verës.
‘’ Azulgranët ‘’ kanë filluar të shqyrtojnë dy opsone të tjera, si Mikel Merino dhe Amadou Onana.
Lojtari i Real Sociedadit ndër vite ka rezultuar një element shumë bindës, fakt që i ka dhënë mundësinë të jetë pjesë edhe e ‘’ La Furia Rojas ‘’.
28 vjeçari e ka demostruar se mbetet një ndër më të mirët e La Ligas dhe eksperienca, sidomos në këtë kampionat mund ti shërbejë Barcelonës për të avancuar për më tej.

Ndërsa senegalezi, i cili aktivizohet për Evertonin, ishte pjesë e projektit ambicioz të Joan Laportas edhe gjatë merkatove të kaluara, lojtar që spikat për aspektin fizik.
Rendimenti impresionues në Premier League tregon se 22 vjeçari e meriton kalimin tek një ekip i famshëm por gjithçka do të varet nga negociatat midis palëve.
Barcelona prej disa vitesh ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt e rëndësishëm dhe numri një i presidencës do të insistojë deri në momentin e fundit për ta përforcuar ekipin e zemrës.



