
Cristiano Ronaldo ka filluar të mendojë për një skuadër të re, pasi largimi nga Manchester United në janar, duket i pashmangshëm.
Ekziston mundësia që portugezi të rikthehet te Real Madrid. Sipas asaj që raporton “SPORT”, përfaqësuesit e lojtarit, ia kanë ofruar Ronaldon Real Madrid.
Duke parë dëmtimin e Benzema që humbi Botërorin dhe rrezikon të mungojë gjatë, Ronaldo është ofruar te Real Madrid.
Vetë 37-vjeçari në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, u shpreh se gabimi më i madh i tij, ishte që u largua nga madrilenët, aty ku e trajtonin shumë mirë.



