
Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e gjashtë. Pasditen e djeshme, Dinamo fitoi 0-1 me Laçin në transfertë.
Në një analizë të kësaj jave, për MCN live gazetari i sportit Edi Hajdini tha se krahas lojën që u pa Laçi meritonte më shumë.
Laçi nuk e meritonte të humbiste në atë ndeshje që zhvilloi dje, pavarësisht lojën që beri Dinamo.
Laçi ka dy ndeshje të fundit që meriton diçka më tepër, nuk arriti të merrte një barazim që nuk do të ishte një rezultat i vjedhur, por që ambienti i Dinamos e priste prej kohës një fitore pas paraqitjeve jo bindëse, deri ne ndeshjen e djeshme.
Ndoshta deri në këtë moment, trajneri Di Biagji nuk e njifte mirë lojën e futbollit shqiptar dhe besoj se pas kësaj , të ketë ndryshuar dhe mbete për tu parë në vazhdimësi se si do të jetë qasja e tij ne raport me skuadrën dhe skuadra të tjera, dhe për të mos krijuar alibi me prapa.
Nga ana tjetër specialisti i futbollit, Pano Xhixhjo, në një analizë për MCN live, u ndal te çështja e arbitrimit te ndeshja Dinamo-Laçi, të cilën e gjykoj për arbitrimin me probleme.
Pati shumë reagime sa i përket gjykimit. Neve kur vjen trajner të huaj, si lloji Di Biagio ne vendosim diçka ekstra pas ndeshjes pra të mos jemi të njëjtat ankime dhe gjykime qe kemi pasur edhe me trajnerët që kemi kaluar në Superiore, pra nga shqiptar dhe të huaj.
Gjithsesi duket se Di Biagio duket se i kishte ruajtur luftën e fitores sepse e pashë shumë të acaruar me arbitrimin, patjetër dy raste janë ato që ishin më kapitale, që ishte një penallti e akorduar me arbitrin kryesor të anuluar se ishte pozicion jashtë lojë dhe kartoni i kuq i Behiratche.
Për mendimin tim, pas kësaj ndeshje ndoshta Di Biage duhet të flas më shumë me Behiratche për gabimin që bëri, sesa për arbitrimin. Nuk mund ti mbledh një herë në gjashtë ndeshje çfarë ka rezerva për arbitrimin dhe ti shpalos pas një fitore, kam përshtypje se ajo adrenalina e një ndeshjes beri që te fliste pastaj edhe për arbitrimin.



