Jose Mourinho, ka marrë një tjetër dënim, pak ditë pas atij të UEFA-s, ku u pezullua me katër ndeshje, për akuzat ndaj arbitrit Taylor, në finalen e Europa League. Këtë herë, trajneri i Romës, është dënuar nga Gjykata Federale në Itali. Edhe këtë herë, ka të bëjë me arbitrat, për sfidën mes Romës dhe Monzës, më 3 maj. Mourinho akuzoi rëndë arbitrin Chiffi, që sipas tij ndikoi me vendimet në barazimin 1-1. Për këto akuza, “Specia One” është pezulluar 10 ditë me nisjen e sezonit të ri, çka do të thotë se nuk do të në stolin e verdhekuqve në dy takimet e para të Serisë A për sezonin 2023-2024.



