
Pas Mesit dhe Ronaldos, edhe spanjollët i thonë lamtumirë Kupës së Botës Rusi 2018. Në letër, Spanja dukej favorite ndaj Rusisë, por në fushë ata nuk ia dolën që te mposhtnin organizatorët. Pas 120 minuta lojë, fati i ndeshjes do të vendosej nga pika e bardhë e 11 metërshëve. Penalltia e humbur nga koke bëri që rusët ë kualifikoheshin në çerekfinale.
Te njëjtin fat pati edhe ndeshja tjetër e luajtur në mbrëmje Kroaci-Danimarkë. Të dyja skuadrat shënuan brenda 4 minutave të para të lojës, ndërsa më pas luajtën me llogaritje dhe duke mos toleruar asnjë gabim.
Ndeshja mund të kishte përfunduar me kualifikimin e Kroacisë që në minutën e 116-të, ku ylli i Real Madrid-it, Modriç, humbi një 11 metërsh.
Më pas ishte koha e shkëlqimit të portierëve Schmeichel nga Danimarka dhe Subasiç nga Kroacia. Penalltitë patën shumë emocione, pasi të dy portierët bënë pritje spektakolare. Kështu, Scheichel i Danimarkës priti dy, ndërsa Subasiç 3 duke i dhënë kështu kualifikimin Kroacisë, e cila në çerekfinale do të përballet me Rusinë organizatore të Botërorit.
Ndeshjet e ditës së shtunë shënuan edhe disa momente të veçanta. Dy ndeshjet e ditës së diel ishin të parat që shkonin me minutat shtesë dhe me penallti. Ndërkohë për herë të parë u kryen edhe zëvendësimet e 4-a në minutat shtesë.
Këtë të hënë, në orën 16:00 do të luhet Brazil-Meksikë dhe në orën 20:00 do të luhet Belgjikë-Japoni.



