
Jackson e ka mbyllur me Egnatian. Futbollisti brazilian do të vazhdojë karrierën në Turqi, në elitën e futbollit të këtij vendi. Jackson është zyrtarizuar te skuadra e njohur e Istanbulspor, aty ku luajnë edhe disa shqiptarë të tjerë, si Sidrit Guri, Eduard Rroca, Valon Ethemi, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj. Në njoftimin e Istanbulspor thuhet se 24-vjeccari ka firmosur kontratën deri në vitin 2028.



