
Aventura e Achraf Hakimi te PSG nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbrojtësi i djathtë është i detyruar të qëndrojë për pak kohë larg pjesës tjetër të skuadrës.
Shkak për këtë është bërë se lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas testeve të kryera së fundmi, marokeni ka zbuluar se është infektuar me coronavirus.
Hakimi u transferua te PSG në merkaton e kësaj vere, teksa u largua nga Interi pas vetëm një sezoni aty, ku klubi zikaltër kishte probleme financiare dhe ishte i detyruar të shesë një nga yjet e skuadrës.



