
Pavarësisht ecurisë së mrekullueshme të cilën e demostroi në fitoren tenistike kundër Salzburgut me shifrat 7-1 që i mundësoi kalimin në çerekfinalet e Champions Leagues , drejtuesit e Bayern Munchen e kanë lënë mënjanë entuziazmin dhe janë përqëndruar tek merkatoja .
Gjigandët e Bundesligës po shijojnë një moment të veçantë në Bundesligë dhe Europë dhe kanë si qëllim transferimin e Manuel Akanjit .
Mbrojtësi i Borussia Dortmundit do të jetë i lidhur me ‘’ Signal Iduna Park ‘’ deri në 2023-shin dhe sipas gjermanes ‘ Tranfermarkt ‘’ , ‘’ Verdhezinjtë “ e shohin si një plus shitjen e 26 vjeçarit i cili do të jetë midis dy zjarresh sepse sipas ‘’ The Mirror ‘’ edhe Manchester United po lufton për ta afruar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Kalimi nga Bazeli tek Borussia Dortmundi e ka lartësuar figurën e tij dhe kjo skuadër përsëri do të bëhet protagoniste e merkatos pasi në të kaluarën është shquar për nxjerrjen e disa lojtarëve premtues si Robert Lewandowski , Mario Gotze apo Hummels .
Mirëpo së fundmi edhe Niklas Sule i ka kthyer shpinën ‘’ Allianz Arenas ‘’ sepse në fundin e sezonit do ti bashkohet Dortmundit dhe Bayern Munchen do të masë forcat në një supersifdë me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ për shtatlartin zvicerian .
Pjesën më të madhe të karrierës Manuel Akanji e ka zhvilluar në Zvicër , fillimisht me modestët e Winterthur e më pas Bazeli i ofroi shansin për të provuar veten në një tjetër nivel dhe shumë shpejt impresionoi Borussia Dortmundin por rivali direkt për Bundesligën dhe qartësisht i pamundur për tu mposhtur për shumë sezone pretendon ta dobësojë prapavijën e ekipit nga Ruhr .



