
Mungesa e Cristiano Ronaldos në derbin e Manchesterit të humbur nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ me shifrat 4-1 e ka përkeqësuar gjendjen në ‘’ Old Trafford ‘’ në lidhje me qëndrimin e portugezit.
Duket se eksperienca e ‘’ Cr7 ‘’ në Manchester ka prekur fundin sepse me Ralf Rangnick në stol gjithçka ka shkuar si mos më keq për anglezët .
Fituesi i 5 Topave të Artë ka marrë një vendim që me shumë gjasa do të jetë definitiv dhe sipas ‘ As ‘ ka kërkuar ndryshimin e ambjentit për ti thënë stop kësaj eksperience zhgënjyese pasi gjatë karrierës është mësuar me ngritjen e trofeve dhe në metrat e fundit të saj nuk kërkon të ndalet .
Si pak herë gjatë historisë , 20 herë kampionët e Premier Leagues aktualisht janë jashtë Champions Leagues , kompeticioni i preferuar i golashënuesit nga Madeira, për të cilin ky fakt është i patolerueshëm dhe ka provokuar largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ në fundin e sezonit.
Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi dhe disa ekipe po presin pas dere , me Paris St Germain si protagonist që njëkohësisht mund të bashkojë dy lojtarët më të mirë të planetit në një formacion yjesh .
Largimi i mundshëm i Kylian Mbappes në fundin e sezonit tek Real Madridi sigurisht meriton të zëvëndësohet me një ikonë të futbollit botëror dhe kush më mirë se Cristiano Ronaldo mund ta mbushë boshllëkun që do të lërë ishi i Monacos .
Mauricio Pochettino mund të shëndërrohet traineri më fatlum në botë sepse mund të ketë në dispozicion një trident si asnjëherë me parë i përberë nga Messi – Ronaldo – Neymar duke i dhënë kështu një mesazh çdo ekipi të elitës se do të jetë seriozisht të kërcënuar, sidomos në Uefa Champions League.



