
Të vetëdijshëm për vështirësinë e akordit me Harry Kanen, drejtuesit e Bayern Munchen nuk do të ndalen derisa të transferojnë zëvëndësuesin ideal të Robert Lewandowskit në ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Me largimin e polakut , gjermanët kanë humbur shumë por merkatoja e verës do të jetë determinante për ti dhënë fund këtij problemi.
Romelu Lukaku i është shtuar listës së bavarezëve, i cili momentalisht është i huazuar tek Interi por kartoni i përket Chelseat.
Tek zikaltërit belgu e ka treguar se mund të jetë një ndër më të rrezikshmit në qarkullim pavarësisht se dëmtimet nuk i kanë dhënë mundësinë të shpalosë të gjithë potencialin në metrat e fundit.
Megjithatë , kuptohet se tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , i ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’ nuk do ta ketë të gjatë dhe Bayern Munchen synon të shtojë cilësinë me një golashënues , i cili shquhet për nuhatjen përpara portave kundërshtare dhe gjithashtu në të shumtat e rasteve bën diferencën në duelet një kundra një.



