Pogba drejt rinovimit me Manchester United

Pogba drejt rinovimit me Manchester United

   Humbja e finales së Europa League nga pika e 11 metërshave kundër Villarealit  besohet se ishte fundi i një makthi për Manchester United . Sipas  Sky Sports drejtuesit e  ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ i kanë marrë kartat në dorë  dhe janë në negociata e sipër me agjentin  Mino Raiola që mbron të drejtat e mesfushorit Paul Pogba . Francezi është një pjesë kyçe e skemave të Ole Gunnar Solskjaer  dhe norvegjezi ka vënë në dijeni drejtuesit se kërkon ta ketë në dispozicion në të ardhmen për arsye se i krijon shumë lehtësira 20 herë kampionëve të Premier Leagues në mesfushë . 

Loja impresionuese e zhvilluar nga 28 vjeçari  ia ka përforcuar mendimin drejtuesve se duhet të rinovojnë menjëherë kontratën  për të evituar humbjen e tij me parametra  zero . Aktualisht Manchester United  është duke hasur nje problem shumë të madh me Paul Pogba sepse ky i fundit akoma nuk është i bindur se duhet të qëndrojë në ‘’ Old Trafford ‘’ edhe pse i ka marrë në konsideratë propozimet e drejtuesve por megjithatë mbetet koshient se ofertat nuk i mungojnë . 

Ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën pretendetët kryesorë të tij janë Real Madridi dhe  Juventusi .   Si ‘’ Galaktikët  ‘’ ashtu edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ndodhen në një proçes rindërtimi dhe nuk mendojnë ta ndalin hapin drejt të ardhmes së ndritur  .

Një element për tu theksuar është se  rikthimi i Massimiliano Allegrit në Torino ka gjeneruar shumë shpresë tek bardhezinjtë  sepse e njeh me detaje funksionimin e kësaj skuadre.

Por as Paris St Germain  nuk mbetet në prapavijë edhe pse gjasat janë për qëndrimin e  Paul Pogbas në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ për të vijuar progresin e mëtejshëm . 42 takimet e sezonit i ashtuquajturi  ‘’ Pulpogba ‘’  i ka shoqëruar me 6 takime dhe 6 gola  dhe gjatë ndeshjeve ka treguar se është një domosdoshmëri absolute për mirëfunksionimin e mesfushës së ‘’ The Red Devilsave ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy