
Kalimi i Kepa Arrizabalagas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ia ka vështirësuar dukshëm qëndrimin portierit Andriy Lunin tek Real Madridi.
Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ janë të gatshëm të shpenzojnë 10 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e ishi-t të Chelseat i cili e përfundon periudhën e huazimit në 30 qershorin e 2024-tës , fakt që përkthehet si një goditje për portierin ukrahinas.
Gjithsesi , duket se situata për të është përmirësuar paksa në orët e fundit pasi në Premier League do të zhvillohet një sfidë interesante ndërmjet Manchester United dhe Newcastles për shërbimet e tij.
Drejtuesit respektivë mendojnë se 24 vjeçari ka ende për të dhënë poshtë tre shtyllave dhe ishi i Real Valladolid dhe Real Oviedos ndër të tjerë mund të provojë veten duke filluar nga merkatoja vijuese , tek një ndër kampionatet më spektakolarë të globit.
Në të kaluarën , presidenti Florentino Perez investoi 12 milionë euro për transferimin e Andriy Lunin nga modestët e Zorya Lugansk në kryeqytetin spanjoll dhe në vijimësi do të zhvillohet një duel titanësh , pasi Manchester United do të ketë përballë ekipin më të pasur në botë aktualisht.



