
Situata te Interi nuk është aspak e qetë, para ndeshjes me Benfica, në çerekfinalen e Champions League.
Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në kampionat, te zikaltërit ka pasur edhe një sherr në stërvitje.
Protagonistë ishin portieri Onana dhe mesfushori Brozovic. Dy lojtarët kishin një përplasje mes tyre, ku nuk munguan shtyrjet dhe ngritja e zërit.
Duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, për të shmangur përplasjen fizike mes dy futbollistëve.



