Jashtë Lojërave Mesdhetare, revoltohen peshëngritësit, Qerimaj e Calja: Akuzojnë KOKSH-in

Jashtë Lojërave Mesdhetare, revoltohen peshëngritësit, Qerimaj e Calja: Akuzojnë KOKSH-in

Ekipi Kombëtar Shqiptar i Peshëngritjes nuk do të jetë pjesë e lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në qytetin e Tarragonës në Spanjë.

Vendimi i çuditshëm është marrë nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, dhe ky vendim ka bërë që peshngritësit shqiptar të reagojnë ashpër.

Dy peshngritwsit e njohur shqiptar Briken Calja dhe Erkand Qerimaj kanë sulmuar ashpër presidentin e KOKSH-it dhe sekretarin e përgjithshëm duke u shprehuer se ky Komitet ka prekur fundin.

Ata theksojnë KOKSH-i ka prekur fundin dhe janë militatë të LSI, ndërsa delegacioni që do të udhëtoj drejt Spanjës, do të jetë i përbërë nga turista.

"Cmenduri apo Skandal ?? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e Koksh perjashtojne pa te drejte Peshngritjen Nga Lojrat e Mesdheut , nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar ! Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike , i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin Shqiptar ne Spanje!

Nje Delegacion mbi 80 vet qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jan turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve Shqiptare . Kto Drejtues te Kokshit jan Militanta te LSI”, shkruan Qerimaj.

Ndërsa Briken Calja deklaron se ndihem keq kur shikoj se në dorën e cilëve ka rënë ky Komitet Olimpik. 

“KOKSH-i ka prekur fundin e moralit. Vetëm kështu mund të përkufizohen deklaratat dhe vendimet e fundit të drejtuesve të saj .
Ndihem keq kur shikoj se në dorën e cilëve ka rënë ky Komitet Olimpik në emër të cilit bëhen deklarata nga më absurdet te nje president kukull mashtrues i klasit pare dhe sekretarit te perjetshem qe bejn cdo te keqe te mundshem ndaj sportit Shqiptar”, thekson Calja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy