Napoli, interes për Gabriel Jesus

Napoli, interes për Gabriel Jesus

Gjatë merkatos së verës ka patur disa ndryshime tek Arsenali. 

Sigurisht disa lojtarë s’do të jenë më pjesë e ‘’ Topchinjve ‘’, ndër të cilët është edhe Gabriel Jesus. 

Për brazilianin tashmë ka shfaqur interes Napoli, një ekip kompetitiv sidomos në Itali. 

Largimi i Romelu Lukakut tek Fenerbahce ka lënë një boshllëk në ofensivë dhe ishi i Palmeirasit konsiderohet i duhuri nga Antonio Conte.

 Kryeqytetasit po studjojnë opsionin e shitjes së kartonit për 20 milionë euro, i cili ka patur një periudhë të gjatë dëmtimesh dhe sidomos rivalitetin me Viktor Gyokeres. 

Eksperienca me fituesit në fuqi të Premier Leagues përmblidhet me 83 ndeshje dhe 20 gola dhe gjithashtu duhet shtuar se paga e tij përbën një tjetër sfidë për Aurelio Di Laurentis. 

Hapi i rradhës do të varet automatikisht nga largimet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe nëse do të jetë kështu ndoshta do të ketë hapësira për golashënuesin amerikano-jugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy