Milan dhe Lazio në luftë për Sergio Rico

Milan dhe Lazio në luftë për Sergio Rico

 Skenari i të ardhmes për portierin e Paris St Germain Sergio Rico bëhet më interesant me kalimin e ditëve . Të qënit zëvëndësuesi i  Keylor Navas në një ekip që aspiron fitimin e të gjithë trofeve padyshim e lartëson figurën e spanjollit .  Duke ndjekur këtë llogjikë vetëkuptohet se interesi i skuadrave të njohura  për shërbimet e gardianit 27 vjeçar bëhet i padiskutueshëm . Pas kalimit nga Sevilla në  ‘’ Parque De Prince ‘’  ka ngelur në stol dhe kjo situatë i  ka krijuar pakënaqësi Sergio Ricos .  

Sipas  Estadio Deportivos sezoni për andaluzin nuk vijon me ritmet e duhura në funksion të suksesit sepse i ka përfaqësuar kryeqytetasit në vetëm 13 ndeshje  të ndara këto ndërmjet kampionatit dhe kupës dhe si duket me këto statistika është mbushur kupa dhe  kërkon me tepër protagonizëm. Kontrata e nënshkruar me kuq e blutë mbetet  e vlefshme deri në 2024-ën  dhe sipas të famshmes  Transfermarkt vlera e kartonit aktualisht arrin 7 milionë eurot. 

Por kjo situatë më shumë mundësi nuk do të vijojë këtë rrugë  sepse për Sergio Ricon kanë treguar interes dy gjigandë të Calcios . Lazio dhe Milani do të përballen në një duel titanësh për ta larguar nga Parisi . Kuqezinjtë e  vlerësojnë maksimalisht kontributin e Sergio Ricos sidomos me  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe kanë deklaruar  dy arsye të rëndësishme . Së pari është eksperienca e vyer sidomos me Sevillan dhe Fulhamin dhe së dyti do të ishte zgjidhja perfekte nëse Gianluigi Donnarumma  do ti japë lamtumirën ‘’ San Siros ‘’ sepse ashtu siç dihet për italianin lufton fort Real Madridi  me Manchester United . Nëse i referohemi bardhekaltërve Sergio Rico shikohet si një alternativë ideale për të zëvëndësuar 38 vjeçarin Pepe Reina që është drejt mbylljes së karrierës  dhe do të rezultonte një opsion perfekt për të luftuar kokë më kokë me  Thomas Strakoshan për një vend titullari .

 Në terma  të përgjithshëm Seria A   mbetet një ndër ligat më të bukura të Europës dhe do t’ia pasuronte kurrikulumin portierit andaluz.

        

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy